Icardi mbyllë sezonin me Interin, do t’i nënshtrohet një operacioni
Mauro Icardi vijon të jetë jashtë grumbullimit që nga 14 shkurti, pas vendimit të Interit për t’i hequr shiritin e kapitenit, që i ka kaluar portierit Handanovic. Sulmuesi argjentinas ndërkohë mund të ketë luajtur sfidën e fundit me Interin.
“Corriere dello Sport” shkruan se Icardi ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në gju, për pasojë të mbyllë fazën e mbetur të sezonit. Argjentinasi ankohet për dhimbje në gju dhe sipas medies italiane deri tani ai është mbajtur me injeksione, por dëmtimi nuk është zhdukur plotësisht.
Me situatën e krijuar 26-vjeçari nuk do rrezikojë më shumë me gjurin e tij dhe në ditët në vijim mjekët do të bëjnë një vlerësim të ri. Ka mundësi reale që ata të japin “OK” për të kryer operacion në gju për Icardin, me qëllimin për të pastruar zonën e dëmtuar dhe të zhduket inflamacioni.
Nëse ish-kapiteni operohet do të duhet të qëndrojë të paktën për 2 muaj jashtë fushe dhe mund të kthehet i gatshëm për të luajtur vetëm në sezonin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

