Icardi nuk stërvitet ende me Interin, gati një tjetër takim me Wanda-n
Në shtëpinë e Interit të gjithë janë angazhuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen Icardi. Drejtuesit zikaltër kanë programuar të kontaktojnë përmes një telefonate me menaxheren dhe njëkohësisht bashkëshorten e argjentinasit Wanda Nara, e cila në fakt akuzohet nga një pjesë e madhe e opinionit si një ndër shkaktaret kryesore që sulmuesi ka krisur marrëdhëniet me Interin.
Icardi nuk po stërvitet me pjesën tjetër të grupit, pasi ka pësuar një dëmtim por në fakt e vërteta është se raporti mes palëve është në pikën më kritike që është acaruar disi me tepër që pas vendimit për t’i hequr argjentinasit shiritin e kapitenit.
Vullneti i palëve është për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Icardi është parë në “Appiano Gentile” qendrën stërvitore zikaltër por i veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Stërvitja ka nisur me vonesë kjo pasi zikaltërit pas përfundimit të ndeshjes në Europa League ndaj Frankfurtit kanë mbërritur vonë në Milano diku rreth orës 2 të mëngjesit.
KOHA JONË SONDAZH

