FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Icardi s’ka paqe me Interin, pritet që të mungojë edhe ndaj Fiorentinës

Mauri Icardi nuk është grumbulluar për sfidën e ditës së sotme ndaj Rapidit të Vienës në Europa League, por ai pritet që të mungojë edhe në duelin e radhës ndaj Fiorentinës në kampionat.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, edhe pse nuk u verifikuar ndonjë dëmtim i mundshëm në gju, Mauro konsiderohet ende pjesë e infermierisë dhe pritet t’i bashkohet grupit në stërvitje në hënën. Argjentinasi do të vazhdojë t’i nënshtrohet terapisë, për të qenë sa më parë në gjendjen optimale.

Askush në “Apiano Gentile” nuk kërkohet të nxitohet me çështjen “Icardi”. Sulmuesi do të kthehet nën urdhrat e Spallettit kur ta ndiejë se është gati fizikisht dhe psikologjikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?