FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Igli Tare, shqiptari që shihet si model suksesi në Seria A

Drejtori teknik i ekipit të Lacios, shqiptarit Igli Tare, përgëzohet për suksesin e Lacios gjatë këtij sezoni. Kur presidenti Lotito i afroi shqiptarin Igli Tare ne sezonin 2008- 2009 postin e drejtorit teknik, gjithkush në Itali e mori për të çmendur atë. Por që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra. Igli Tare nga një i nënvlerësuar po tregon tani qe është një manaxher shume i zoti. Ka sjellë disa futbollistë me vlerë të vogël financiare, por që kanë treguar se vlejnë shumë, duke u arkëtuar shuma të konsiderueshme kryeqytetasve. Si në rastin Hernanes, i cili u ble 9.5 milionë euro dhe u shit te Inter për më shumë se  20 milionë euro. Puna e shkëlqyer e shqiptarit dallohet edhe tek akademia e Lacios, e cila po prodhon edhe futbolliste të nivelit të lartë. Ekipi është në vendin e parë duke qenë një garanci për furnizimin në skuadrën e parë me produkt vendor. Tare ka shfrytëzuar me se miri faktin, që njeh 6 gjuhë të huaja- shkruan  gazeta “La Republika.  Ai preferon të marrë informacion të hollësishëm , takon futbollistët direkt vetë, dhe pastaj shkon në familjet e tyre.  Në fund i kërkon presidentit blerjen e tyre. Por 42 –vjeçari, ish-lojtar i kombëtares sonë, ia ka dalë mbanë pasi ai po punon shumë mirë me skuadrën, që ka buxhetin e shtatë në  Seria A. Vështirë se Lotito do ta lejojë tani që Igli Tare të largohet nga Lacio, skuadër që pretendon tashmë një vend në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?