FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ikona e Xhudës, Majlinda Kelmendi në fokusin e CNN

Majlinda Kelmendi, ikona më e madhe e sportit në Kosovë, dhe kampione e xhudës, sërish është në fokusin e gjigantit mediatik amerikan CNN, për arritjet e saj impresionuese në sport.

26-vjeçarja që ka marrë medalje të parë në një olimpiadë, është edhe frymëzim për të rinjtë që merren me disiplina jo shumë masive, siç është xhudo.

CNN i kushtoi një material të zgjeruar talentit nga Peja në rubrikën prestigjioze “Legjendat e xhudos”. Kur ajo mbajti flamurin e Kosovës në Olimpiadën e Rios në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte mbi të dhe ajo nuk zhgënjeu në turne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Majlinda Kelmendi mundi kampionen e botës në fuqi asokohe, japonezen Misato Nakamura si dhe italianen Xhufrida. Një veprim i bukur që i dha një “yuko” në finale, ishte mjaftueshëm për medalje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Federata Ndërkombëtare e Xhudos i ka dhënë me meritë jo pak tituj prestigjiozë dhe Grand Slam-e, por fitorja më e madhe, siç thotë Majlinda, është përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare me simbole zyrtare.

https://edition.cnn.com/2018/03/08/sport/legends-of-judo-majlinda-kelmendi-kosovo-spt/index.html

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?