FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

IndyCar/ Makina e sigurisë përplaset me muret anësore, nuk ka të lënduar

Momente paniku në garën e Detroit e vlefshme për kampionatin e Indycar.

Ngjarja ndodhi në momentin që zbriti në pistë makina e sigurisë dhe ishte pikërisht makina tip “Chevrolet” ajo që solli një aksident të fortë në pistë.

Makina e pilotuar nga një prej menaxherëve që sponsorizojnë këtë kategori, humbi kontrollin në daljen e një kthese duke u përplasur me muret anësore. Kjo bëri që në pistë të kishte shumë papastërti, çka bëri që gara të ndërpritej për disa çaste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mark Reuss, i cili në këtë rast zëvendësonte pilotin zyrtar të IndyCar, Oriol Servia, u dërgua menjëherë në spital. Sipas mediave amerikane, Reuss dhe pasagjeri që ndodhej në makinën e sigurisë gjatë momentit të përplasjes nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmi është konfirmuar dhe nga organizatorët që në një deklaratë për shtyp theksuan:

Ne jemi mirënjohës që nuk ka pasur lëndime serioze. Të dy pilotët e makinës së sigurisë u dërguan në spital, ku morën ndihmën e parë.

“Është për të ardhur keq që ky incident ka ndodhur. Shumë faktorë kontribuan, duke përfshirë kushtet e motit dhe të pistës.”-thuhej në njoftimin e drejtuesve të “IndyCar”.

IndyCar 2018 Detroit Pace Car Crashes before Race Starts!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?