Infantino homazhe për Viallin: Futbolli humbet një nga buzëqeshjet më të bukura!
Presidenti i FIFA-s bëri homazhe në kujtim të ish-sulmuesit, Vialli, që u nda sot nga jeta në moshën 58-vjeçare. Infantino ka publikuar një postim në rrjetet sociale.
“Futbolli humbet një nga buzëqeshjet e tij më të bukura dhe më ngjitëse, atë të Gianluca Viallit.
Vialli ishte një futbollist i madh dhe një njeri inteligjent. Një ditë më pa të dribloja dhe më tha: ‘Gianni, ta pranojmë, ti nuk di të driblosh. Unë do të të mësoj’, dhe përsëri buzëqeshi.
Është e drejtë ta kujtojmë kështu nëpërmjet shprehisë të tij të gëzuar. Pasioni i tij ishte përkufizimi më i bukur i futbollit. Një përqafim i madh për familjen dhe miqtë e tij”, u shpreh Infantino.
KOHA JONË SONDAZH

