Insigne shënon super gol, Hysaj merr të kuq, Immobile humbet penallti (VIDEO)
Sfida çerekfinale e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Lazios ka nisur me një ritëm të frikshëm. Napolitanët gjejnë që në minutën e 2-të golin e avantazhit me Lorenzo Insigne-n, i cili dhuron spektakël në zonë.
Lazio kishte mundësinë për të barazuar menjëherë, teksa Hysaj shkakton penallti ndaj Caicedos duke u ndëshkuar me karton të verdhë. Gjithsesi nga pika e bardhe Immobile do të rrëshqiste duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
Futbollisti i kombëtares sonë nuk është në mbrëmjen e tij më të mirë, pasi u ndëskua në minutën e 18-të me kartonin e dytë të verdhë.
KOHA JONË SONDAZH

