FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter-Juve, luftë totale për Icardin, në Itali bëhet çështje kombëtare!

Nuk ka paqe ndërmjet Interit dhe Juvetusit, këtë herë “mollë sherri” bëhet Mauro Icardi. Reagimi i parë vjen nga shtëpia ziklatër, presidenti Zhang është i prerë: “Nuk do ta shesin kurrë Icardin tek Juventus. Besoj se do të vijojë të jetë me ne, e konsiderojmë si pjesë të familjes”.

Për të ndezur dhe më shumë “zjarrin” që ka shpërthyer në shtëpinë e Interit mendoi drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici: “Nuk kemi asnjë kontakt së fundmi me Icardin, të shohim në qershor”. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i administratorit të përgjithshëm të Interit, Beppe Marotta:

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Icardi tek Juve? Nuk kemi thënë kurrë se dëshirojmë ta shesim. Janë fjalë jashtë çdo logjike. Mund të them edhe un të njëjtën gjë për Dybala. Icardi është një lojtarë i Interit, në këtë periudhë kemi shumë ndeshje të rëndësishme, kjo është e vetmja gjë për të cilin duhet të flasim”, u shpreh Marotta.

Inter-Icardi-Juve është shndërruar në një çështje aq të madhe në Itali sa çdo gjë rrotullohet rreth këtij trinomi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?