Interi bën blerjen e tretë në merkato, mesfushori kryen vizitat mjekësore

Interi bën tri në merkato. Pasi zyrtarizuan dje Godin dhe Lazaron, sot ishte radha e Stefano Sensint. Mesfushori i Sassuolos,  ka zbarkuar në Milano për të krye vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos kontratë 5-vjeçare.

 

Mesfushori ka takuar disa nga drejtuesit zikaltër dhe tifozët, ndërkohë që ka qenë në listën e trajnerit Conte për projektin e ri të strategut italian. Sensi do të përfitojë 2 milionë euro në sezon (bonuse të përfshira), ndërkohë që për Sassuolon do të shkojnë 5 milionë euro për huazimin dhe 25 të tjera për blerjen e kartonit të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marotta dhe Ausiolo tashmë po punojnë për Lukakun, Barellën dhe Dzekon,m tri objektiva të vështirë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?