Interi bën gati 100 milionë euro për yllin e Barcelonës
Luis Suarez mund të jetë një nga surprizat e kësaj vere. Uruguai kërkon kohë për të vendosur mbi të ardhmen dhe tani ai ka një ofertë në tryezë që e bën atë të mendojë për të ardhmen e tij në ekipin e Barcelonës.
Nga kjo situatë është gati të përfitojë Interi, që duket se ka hedhur hapat e parë në këtë drejtim. Zikaltrit kanë bërë një propozim konkret që mendohet se është 100 milionë euro, por gjithçka do të varet nga sfida e të dielës me Lacion që vlen një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Interi me shumë mundësi nuk do të ketë në radhët e veta Mauro Icardi-n sezonin e ardhshëm dhe numri 9 i Barçës shihet si njeriu ideal për të rifilluar një etapë të re në historinë e klubit.
KOHA JONË SONDAZH

