FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi dhe Barcelona fitojnë bindshëm, Liverpool ndalet ndaj Napolit (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme janë mbyllur ndeshjet e parafundit të fazës së grupeve të Champions League. Barcelona fitoi me lehtësi 3-1 ndaj Dortmundit duke siguruar vendin e parë në grup. Suarez dhe Messi shënuan në 45-minutat e para, ndërkohë që Griezmann shënoi golin e tretë në fraksionin e dytë. Jadon Sancho shënoi golin e nderit.

Në të njëjtin grup, Interi mori një fitore 4-1 ndaj Slavias së Pragës. Ndeshjen e vendosi dyshja Lukaku-Martinez. Sulmuesi argjentinas realizoi dy gola, ndërkohë që Lukaku shënoi golin e avantazhit momental 2-1.

Në Grupin E, Liverpooli u ndal në barazim 1-1 ndaj Napolit. Mertens zhbllokoi sfidën në minutën e 21-të, ndërkohë që në fraksionin e dytë Dejan Lovren do të barazonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?