FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi dhe Milani prezantojnë projektin për stadiumin e ri

Interi dhe Milani po planifikojnë ndërtimin e një stadiumi të ri. Ditën e sotme të dyja klubet kanë zyrtarizuar projektin, të cilin ia kanë propozuar bashkisë së Milanos.

Në projekt bëjnë pjesë : Një stadium i ri me rreth 60 mijë ulëse, në zonën e “San Siro”. Një zonë multifunksionale në zonën e stadiumit, dedikuar sportit dhe zbavitjes, ku të mblidhen njerëz të ndryshëm gjatë vitit.

Ky investim do të kushtojë 1.2 miliardë euro, dhe pikërisht të gjitha do të përballohen nga të dyja klubet e Milanos. Gjithashtu ata shprehen se nuk duan ta rinovojnë stadiumin aktual për disa arsye si, vjetërsia e tij, humbja e të ardhurave nga ulja e kapacitetit për shumë vite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?