Interi e ka seriozisht për Hysajn, në verë shkodrani mund të kalojë në Milano

A do të jetë Esleid Hysaj mbrojtësi më i ri i Inerit? Klubi zikaltër për momentin ka transferuar mbrojtësin e Southampton Cedric Soarez. Ai vjen në formë huazimi për 500 mijë euro me të drejtën për ta blerë përfundimisht në fund të sezonit për 11 milionë euro.

Gjithsesi duket e vështirë që portugezi të vijojë që të mbetet në Milano në të ardhshmen, pasi zikaltërit po mendojnë për Elseid Hysajn. Mbrojtësi shkodran nuk ka një raport të mirë me trajneri Carlo Ancelotti.

Sipas “Calcioneës24”, Hysaj do të qëndrojë te Napoli deri në fund të sezonit dhe më pas do të largohet. I pazëvendësueshmi i Sarrit, ka kërkuar siguri për aktivizimin dhe tashmë duket se i ka sosur durimi. Interi ka nisur kontaktet me drejtuesit e Napolit dhe në verë mund të bëjë edhe ndonjë ofertë konkretet. Sa i përket pjesës tjetër të mbrojtjes, Danilo D’Ambrosio do të rinovojë, ndërkohë që Dalbert do të largohet në janar ose në verë, Vrsaljko nuk do të blihet ashtu si Soares. Për të ardhmen Spalletti mendon për të afruar Hysajn, i cili garanton siguri në krahun e djathtë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?