Interi fiton me “poker” ndaj Rapidit, Chelsea shkatërron Malmon (VIDEO)

Interi di të funksionojë edhe pa Mauro Icardin. Zikaltrit kanë fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Rapidit të Vjenës në shifrat 4-0. Skuadra zikaltër e ka zgjidhur shumë shpejt ndeshjen brenda 18 minutash duke shënuar dy gola. Vecino gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11-të, ndërkohë që 7 minuta më pas do të ishte Ranocchia që shkarkoi të majtën me një goditje në hyrje të zonës. 10 minuta nga fundi i ndeshjes, Ivan Perisic realizoi golin e tretë pas disa ndeshjesh të vështira, ndërkohë që pak minuta më pas Politano shënoi dhe golin e katërt.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Chelsea fitoi 3-0 ndaj Malmos në duelin e kthimit. Blutë e Londrës do të gjente rrugën e rrjetës vetëm në fillimin e pjesës së dytë me Giroud. Në minutën e 74-t, Ross Barkley dyfishoi shifrat me një goditje dënimi. 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt, talenti Callum Hudson-Odoi realizoi një gol të bukur me një goditje të fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në duelet e tjera spikat eliminimi i Leverkusenit ndaj Krasnodar, ndërkohë që Benfica u kualifikua pas barazimit pa gola ndaj Galatasaray. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?