FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi fiton ndaj Sampdorias me dyshen Lukaku-Lautaro (VIDEO)

Në ndeshjen e fundit të sfidave të prapambetura për javën e 25-të të Seria A, Interi mundi 2-1 Sampdorian, duke rikthyer diferencën prej 6 pikësh me Juventusin.

Në “San Siro” zikaltrit dominuan në lojë, duke shënuar pas 10 minutash me Lukakun, i cili u shërbye mjaft mirë nga Eriksen, ndërkohë që në minutën e 33-të, Lautaro Martinez shënoi dhe golin e dytë.

Në pjesën e dytë, Sampdoria rihapi ndeshjen me Thorsby në minutën e 53-të, por ky gol do të ishte i pamjaftueshëm për të marrë qoftë 1 pikë mbrëmjen e sotme. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?