FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi i “çmendur” i Contes ndalet nga Sassuolo, lamtumirë ëndrra titull? (VIDEO)

Inter nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 3-3 ndaj Sasuolos në “San Siron” e boshatisur. Një shpërqendrim i mbrojtjes në minutën e katërt i dha mundësinë Caputos të kalonte në epërsi skuadrën e mike. Në fund të pjesës së parë barazoi Romelu Lukaku me 11-metërsh, ndërsa në minutën e parë shtesë të këtij fraksioni Biraghi realizoi të dytin për ekipin e Contes.

Në pjesën e dytë, Ashley Young ndërhyri në mënyrë të gabuar në zonë ndaj kundërshtarit, me kryesorin Davide Massa që nuk hezitoi të vërshëllente për 11-metërsh. Nga pika e bardhë barazoi Berardi, por pak minuta më vonë Borja Valeri i dha avantazhin për herë të dytë Interit.

Nuk ishte e thënë që zikaltrit të festonin në këtë mbrëmje, pasi Magnani shtyu me lehtësi drejt rrjetës një top, pasi iu vodh mbrojtjes së Interit, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij. Ky barazim mund të nxjerrë jashtë loje Interin në garën për titull.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?