Interi i falet Martinez në Austri, Lazio thyhet nga Sevilla (VIDEO)
Interi di të fitojë edhe pa Lautaro Martinez. Zikaltrit triumfuan 1-0 ndaj Rapidit të Vjenës në ndeshjen e parë të luajtur në Austri. Lautaro Martinez Martinez shënoi me penallti, pasi kishte arritur t’i “rrëmbejë” në mënyrë mjeshtërore 11-metërshin mbrojtësit të skuadrës së Rapidit, ndërsa përballë portierit kundërshtar nuk fali, duke gjuajtur në qendër të portës dhe duke i dhënë fitoren zikaltërve.
Lazio u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga Sevilla në “Olimpico”, teksa fati i takimit u vendos që në pjesën e parë, kur sulmuesi kryesor i andaluzianëve, Ben Yadder arriti të mposhtë Thomas Strakoshën. Pa Immobilen dhe Milinkoviç-Saviçin, por edhe me dëmtimin e shpejtë të Luis Albertos, bardhekaltrit e Inzaghit vuajtën shumë në takimin e sotëm.
Befasia e mbrëmjes erdhi nga Bjellorusia, ku Bate Borisov arriti të mposhtë gjigantët anglezë të Arsenalit, me rezultatin minimal 1-0. Skuadra e Unay Emery zhvilloi një takim të mirë, por nuk arriti të konkretizojë në kuadratin e bjellorusëve, ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes, mbeti edhe me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq ndaj sulmuesit francez Laccazette.
Barazime me gola u arritën në Francë, kur Rennes dhe Betis shënuan të dyja nga 3 gola, por edhe në Greqi, ku Olympiacos dhe Dynamo e Kievit u ndanë me rezultatin 2-2.

KOHA JONË SONDAZH

