FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi i heq shiritin Icardit, ja kush do të jetë kapiteni i ri

Samir Handanovic është kapiteni më i ri i skuadrës së Interit. Paraqitjet fantastike të këtij sezoni në Seria A, kanë bërë që klubi italian të marrë vendimin për ta bërë liderin më të ri të ekipit për pjesën e mbetur të sezonit.

Një tjetër faktor për këtë vendim duket se është edhe situata e komplikuar që po kalon Mauro Icardi, i cili ka disa ndeshje që nuk gjen rrugën e rrjetës. Ai ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës duke kthyer në një çështje.

Ky vendim mund të sjellë edhe largimin e tij nga klubi zikaltër gjatë verës, teksa Real Madrid është gati për ta rrëmbyer me një ofertë që mund të kalojë 100 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?