FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi ka gati planin për një dyshe belge në sulm për sezonin e ardhshëm

Dries Mertens me shumë mundësi do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni, pasi i përfundon kontrata në verë. E ardhmja e belgut me shumë gjasë do të jetë pjesa zikaltër e qytetit të Milanos.

 

Lajmi konfirmohet nga mediat belge, që raportojnë se negociatat mes palëve kanë avancuar dhe se Mertens pritet të nënshkruajë për 2 sezone me Interin, me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Antonio Conte ka dhënë pëlqimin e tij për belgun, që është njohës mjaft i mirë i kampionatit italian dhe për më tepër ka eksperiencën e nevojshme për të ndihmuar skuadrën edhe në arenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rast largimi të Lautaro Martinez, Mertens do të bënte dyshen sulmuese me Lukakun, që e ka partner në sulm edhe te kombëtarja belge, por nëse argjentinasi qëndron, atëherë zikaltrit do të heqin dorë nga blerja e Alexis Sanchez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?