FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi kërkon dy yje të tjerë në Premier League

Pas Young, Moses dhe Eriksen në janar, Interi sheh sërish nga Premier League për të riforcuar skuadrën. Sipas asaj që raporton “Daily Express” klubi zikaltër është shumë e interesuar për Hector Bellerin, në krahun e djathtë të mbrojtjes. Mbrojtësi 25-vjeçar, ka edhe tri vite kontratë me Arsenalin, teksa vlera e tij në merkato shkon në 30 milionë euro.

Për futbollistin e “Topçinjve” interesim në Itali ka pasur edhe nga Juventus, por mbrojtësi ka kërkuar kohë për të vendosur për të ardhmen e tij. Duke qëndruar në Londër, një nga synimet e Interit është edhe Oliver Giroud.

Sulmuesi francez vendosi që të rinovonte kontratën edhe me një vit kontratën me skuadrën e Chelsea-t, por kjo nuk ka bërë që Conte të bëjë ndonjë hap pas në kërkesën për ta transferuar edhe në verë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?