FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi kërkon yllin e Barcelonës, akordi mund të arrihet për 40 mln euro

Interi po mendon për merkaton e kësaj vere, teksa deri më tani ka siguruar vetëm shërbimet e Diego Godin me kosto zero. Zikaltrit po punojnë sërish në Spanjë në merkato, pasi synimi i radhës është Ivan Rakitic.

Barcelona kërkon 45 milionë, por Interi ofron deri 35 milionë. Më 10 mars Rakitic mbush 31-vjeç. Kroati ka kontratë me Barcelonën deri në verë të vitit 2021, me një pagë 5.5 milionë euro në sezon.

Zikaltrit i ofrojnë bashkëpunim 3-vjeçar, pra mesfushori nënkampion botë do të siguronte një kontratë të mirë deri në vitin 2022. Takimet sekrete të Piero Ausilios dhe Beppe Marottas kanë hedhur bazat për një marrëveshje përfundimtare, që mund të mbyllet për 40 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?