FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi merr përgjigjet për vizitat mjekësore të Mauro Icardit

Inter ka njoftuar se Mauro Icardi nuk ka ndonjë problem në gjurin apo kavilien e tij. Sulmuesi zikaltër kreu vizitat e detajuara ditën e sotme në qendrën spitalore “Humanitas”, teksa qëndroi aty për 45 minuta për të verifikuar të gjitha shqetësimet që ai pretendonte se kishte.

“Mauro Icardi iu nënshtrua rezonancës magnetike këtë mëngjes për shkak të simptomave të dhimbjeve në gjurin e djathtë. Vlerësimet nuk treguan ndryshime të rëndësishme krahasuar me ekzaminimet e kryera para fillimit të sezonit aktual sportiv”, shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Sulmuesi 26-vjeçar nuk udhëtoi me ekipin të mërkurën e kaluar në Vjenë, për sfidën me Rapidin për Europa League me arsyetimin se ndjente dhimbje në gju. Ende nuk dihet nëse sulmuesi ka ndonjë problem dhe kohën që duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?