Interi në bisedime me Hakimin që nga muaji maj, Conte u “fiksua” me të
Inter është në bisedime me Hakimin prej të paktën një muaj e gjysmë, por tratativat janë shtuar së fundmi. Mungojnë detajet e famshme: baza prej 40 milionë euro i kënaq të dy klubet, ndërsa punohet për bonuset (5 milionë) që spanjollët i duan lehtësisht të arritshme e zikaltrit duan ti lidhin me objektiva konkretë.
Me futbollistin maroken është arritur akordi për një kontratë 5-vjeçare prej 5 milionë euro në sezon plùs bonus, me lojtarin që kishte dhënë aprovimin e tij për tu veshur zikaltër që në fillim të majit: vullnet vendimtar në këtë rast, duke parë që Bayern Mynih dhe Manchester City ishin gati të ofronin shifra më bindëse si për të ashtu dhe për Real.
Hakimi sheh në projektin zikaltër atë më të duhurin për karrierën e tij. Ndoshta një shenjë e fatit duke parë dy-golëshin e shënuar në 3-2 e 8 nëntorit të kaluar ndaj Interit. Por Antonio Conte, në këtë pikë, ishte magjepsur prej Hakimit.
KOHA JONË SONDAZH

