Interi në kaos, Spalletti shpjegon përjashtimin e Icardit dhe heqjen e shiritit
Ndeshja ndaj Rapidit të Vjenës ka kaluar në plan të dytë në shtëpinë e Interit, teksa çështja e ditës ka qenë padyshim heqja e shiritit të kapitenit Mauro Icardit, ndërkohë që ai as nuk është grumbulluar për duelin e Europa League. Një vendim që është sqaruar edhe nga trajneri Spalletti.
“Vendimi për t’i hequr shiritin e kapitenit Icardit ishte i vështirë, i dhimbshëm, por i përbashkët. E ndërmorëm atë vendim për të mirën e Inter. Përjashtimi nga grumbullimi? Jo, ishte ai që nuk deshi të vinte këtu me ne. Ishte i grumbulluar, por vendosi të qëndrojë në shtëpi. Mbeti shumë i zhgënjyer, ashtu si edhe ne, pasi ishte e vështirë për t’ia komunikuar. Ka disa situata të cilat duhet të sqaroheshin, teksa që në ndeshjen ndaj Parmës kisha vendosur dhe nuk doja që të futeshin në lojë edhe drejtuesit. Situata përreth ka ndikuar negativisht te ai”, deklaroi trajneri i Inter, Luciano Spalletti në konferencën për mediat. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

