FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi në sprintin final për Eriksen, arrihet akordi dhe për shkëmbimin me Romën

Beppe Marotta po punon për të mbyllur transferimin e Christian Eriksen. Pas takimit në Londër, agjenti i futbollistit Martin Schoots, pasditen e sotme ka zbarkuar në Milano për të mbyllur marrëveshjen me klubin milanez.

Klubi zikaltër i ofron një kontratë deri në vitin 2024, me një pagesë prej 9 milionë eurosh, plus një bonus.Në këtë pikë po pritet vetëm akordi me skuadrën e Tottenham që kërkon 20 milionë euro për danezin, por Interi ofron 18.

Ndërkohë operacioni tjetër i shkëmbimit mes Politanos dhe Spinazzola-s më në fund ka marrë dritën jeshile. Futbollistët do të huazohen deri në verë, me opsionin e detyrimit për ta blerë nëse kalohet shifra e 15 ndeshjeve sezonale. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?