Interi nuk do të fitojë në tavolinë, ja kur do të luhet sfida ndaj Bolognës

Ndeshja e prapambetur për shkak të Covid-19 mes Bolognës dhe Interit do të luhet. Lega Serie A mori një vendim final për sa i përket këtij takimi, i cili tashmë pritet të zhvillohet të mërkurën më 27 prill.

Ndeshja ishte e programuar të zhvillohej më 6 janar, por gjithçka u anulua për shkak të rasteve të shumta me Covi-19 te Bologna. Në atë kohë, autoritetet lokale nuk lejuan ekipin i Mihajlovic që të zhvillonte këtë takim.

Interi kishte apeluar në Bordin e Garancive të Sporteve Coni pasi gjyqtari Sportiv i Lega Serie A dhe Gjykata Sportive e Apelit FIGC, në dy shkallët e para të gjykimit, vendosën që ndeshja të riluhej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?