Interi nuk ka para, i detyruar për të shitur Mauro Ikardin këtë verë

Mauro Ikardi mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere. Klubi zikaltër duket i detyruar për ta shitur sulmuesin për shkak të bilanceve aspak të mira financiare. Largimi i tij do ta lejonte klubin të rregullonte llogaritë dhe të respektonte kushtet e UEFA-s, ndërsa lojtari do të kishte mundësinë të shkonte te një klub ku do të fitonte një shumë që Inter nuk mund t’ia lejojë vetes.

Rruga më e mirë është ajo që ka thënë ish-presidenti, Masimo Morati, në momentin kur është folur për një këmbim të mundshëm me Higuain, plus 50 milionë euro për Inter. “Duhet menduar mirë para se të refuzohet”, ka qenë këshilla e ish-presidentit.

Nëse sulmuesi nuk largohet, atëherë pritet që të ikin një mes Perisiç, Brozoviç dhe Milan Shkriniar, që kanë oferta të vazhdueshme nga klube të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?