Interi nuk ndalet në merkato, zyrtarizon edhe largimin e Politanos

Interi është mjaft aktiv në merkato jo vetëm në hyrje, por edhe në dalje. Klubi zikaltër ka arritur që të përfundojë transferimin e Politanos te skuadra e Napolit.

Klubi i kaltër, ku luan mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, ka njoftuar blerjen e sulmuesit italian me formulën e huazimet për 18 muaj në shifrën 2.5 milionë euro dhe 19 për blerjen përfundimtare të tij.

“Mirë se erdhe Matteo”, ishte përshëndetja në Tëitter e presidentit napolitan, De Laurentiis, për futbollistin që vjen nga Interi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, marrëveshja ishte arritur prej ditësh, por pritej zyrtarizimi i blerjes së Eriksenit nga ana e Interit, për të njoftuar afrimin e Politanos te Napoli.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?