Interi nxjerr në shitje Vecinon pas largimit të Vidal-it

Matias Vecino pritet të jetë i sakrifikuari i radhës te skuadra e Inteit, pas afrimit të Arturo Vidal. Mesfushori 29-vjeçar pëlqehet shumë nga Gattuso, veçanërisht për faktin që përshtatet në çdo pozicion të mesit të fushës dhe drejtuesit e Napolit kanë nisur prej ditësh negociatat me Interin, ndonëse oferta dhe kërkesa janë ende larg.

Uruguaiani është i dëmtuar dhe nuk pritet të luajë para muajit nëntor, ndaj Napoli ka ofruar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje, që do të bëhej detyrim blerjeje, nëse mesfushori do të arrinte të luante një numër të caktuar ndeshjesh.

Momentalisht palët ndahen për çmimin e Vecinos, pasi Interi kërkon 18 milionë euro për kartonin e tij, nëse vendoset për blerjen përfundimtare, ndërsa te Napoli nuk janë gati të ofrojnë më shumë se 12 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Matias Vecino iu bashkua Interit në verën e 2017-ës, kur zikaltrit vendosën të paguajnë 24 milionë euro në arkat e Fiorentinës dhe gjatë këtyre tre sezoneve numëron 96 ndeshje dhe 11 gola të shënuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?