Interi piketon bomberin boshnjak për të zëvendësuar Icardin

Interi po mendon që tani për pasuesin e Mauro Icardit, i cili ende nuk ka vendosur për t’u rikthyer në skuadër. Marotta dhe Ausilio po ndjekin me kujdes disa emra, lojtar të rinj në moshë si Luka Jovic i Frankfurtit por edhe futbollistë eksperte dhe me shumë eksperiencë.

Një prej tyre është pikërisht Edin Dzeko. Boshnjaku i cili pas disa javësh do të mbushë 33-vjeç nuk ka shënuar shumë me Romën në këtë sezon por mbetet një emër që u pëlqen drejtuesve zikaltër.

Për të bindur Romën të lënë të lirë bomberin e tyre, Marotta dhe Ausilio kanë gati një ofertë prej 10 deri në 12 milionë euro, ndërkohë që për lojtarin 6,5 milionë euro në sezon. Sulmuesi boshnjak është një nga sulmuesit me më shumë eksperiencë në Seria A, teksa Spalletti po mendon për një ribashkim me sulmuesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?