Interi po punon të blejë Lionel Messi, futbollistin e Barcelonës

Interi është duke punuar për ta arritur një marrëveshje sensacionale të dyfishtë për kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, dhe për mesfushorin e talentuar të Velez Sarsfield, Thiago Almada. Synimi i klubit zikaltër është t’i sjellë në skuadër të dy sezonin e ardhshëm.

Gjatë javës, ish-presidenti i Interit Massimo Moratti foli dy herë me bindje se zikaltrit synojnë ta transferojnë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë. Edhe vetë ai kishte tentuar ta bënte një gjë të tillë në vitin 2006, transmeton Gazeta Express.

Tani, sipas transmetuesit argjentinas TNT Sports, Interi është duke bërë trysni për t’i nisur bisedimet me Barcelonën për Messin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Transmetuesi argjentinas këmbëngul se kalimi i Messit në Inter nuk është thjesht një ëndërr.

Swiss Digital Mobile Reklama

32-vjeçari do ta ripërtërinte rivalitetin me Cristiano Ronaldon e Juventusit, nëse do t’i bashkohej Interit.

Messi e ka vetëm edhe një vjet në kontratën e tij aktuale me Barçën dhe duke i parë marrëdhëniet e tij të tensionuara me drejtuesit e klubit në muajt e fundit, gjasat që ai të largohet nuk janë të vogla.

Sa i përket Almadas, TNT raporton se Interi i ka nisur bisedimet me Velez për blerjen e tij për 25 milionë euro.

Mesfushori sulmues 18-vjeçar vlerësohet si talent i madh në Argjentinë dhe i ka shënuar nëntë gola në 45 paraqitje për ekipin e parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?