Interi thumbon sërish: Ndaj Sassuolos më vështirë se ndaj Barcelonës
Interi ka rigjetur buzëqeshjen pas fitores ndaj Barcelonës në mesjavë. Skuadra zikaltër synon të marrë 3 pikët edhe në kampionat kundër Sassuolos. Mbrojtësi Alessandro Bastoni vijon të ngacmojë katalanasit.
“Fitorja e së martës ndaj Barcelonës ishte shumë e rëndësishme. Tani shpresojmë se do të gjejmë rrugën e duhur në suksese. Në një farë mënyre, ndaj Sassuolos do të jetë një ndeshje më e vështirë se kundër Barcelonës, gjithashtu sepse ata janë një ekip i fortë dhe ndër vite na kanë vënë në vështirësi. Në Serie A duhet të fitojmë për të rikuperuar pikët e humbura”, është shprehur Bastoni.
Kujtojmë që edhe pas ndeshjes ndaj katalanasve, mbrojtësi thumboi ekipin spanjoll me postimet e tij në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

