Intervista e plotë/ Ronaldo: Jam i lumtur, Juven e kam ëndërruar që fëmijë

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë gjatë për kanalin zyrtar të Juventusit, e cila është publikuar ditën e sotme. Ylli portugez ka rrëfyer se ka ëndërruar që të luajë gjithmonë me fanellën e bardhezinvje, ndërkohë që ka konfirmuar dëshirën për të fituar shumë trofe me klubin e ri.

Si ndiheni në fillim të kësaj aventure të re?

Ndihem shumë mirë, gjithçka shkoi mirë, vizitat shkuan mirë, tifozët, njerëzit në qendrën sportive … ata të gjithë më mirëpritën në mënyrën më të mirë, kështu që jam shumë i lumtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë ju bëri të zgjidhni Juventusin?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam dashur ta njoh këtë ekip që fëmijë, më pëlqente. Bëhet fjalë për një nga klubet më të mëdha në botë, më të madhin në Itali. Ishte një zgjedhje e lehtë, pasi bëhet fjalë për një klub të jashtëzakonshëm.

A mund të na thoni se cili ishte momenti i saktë kur vendosët të vinit te Juventusi?

Nuk ka një moment të saktë. Në vitet e fundit ne jemi përballuar disa herë me Juventusin dhe gjithmonë dhe kam pasur ndjesinë se italianët më kanë pëlqyer gjithmonë.

Natyrisht ju keni kujtime të mira kur keni luajtur në këtë stadium herën e fundit. Ju shënuat me një roveshatë të bukur dhe i gjithë stadiumi i ngrit në këmbë për t’u duartrokitur. Çfarë ndjesish provove?

Ishte e pabesueshme, nuk më kishte ndodhur asnjëherë: kur luan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juves, shikon se i gjithë stadiumi ju përshëndet … është e pabesueshme! Në fillim isha i befasuar, siç thashë, kam ndjekur Juventusin, gjithmonë e kam pëlqyer atë si klub, por nga ai moment, e pëlqeva edhe më shumë.

A është e vërtetë se ato duartrokitje nga i gjithë stadiumi kanë ndikuar në vendimin tuaj?

Unë nuk mendoj kështu, sigurisht detajet e vogla ndihmojnë kur marrim vendime të rëndësishme, ndoshta nuk them se ishte shkaku, por ndihmoi të shihja që njerëzit më pëlqejnë, tifozët, klubi që ishte i interesuar mua …. në atë rast ndjesitë janë krejtësisht të ndryshme.

Ardhja juaj te Juventus ka bërë që tifozët të çmenden. Si e imagjinoni ndeshjen tuaj të parë me bardhezinjtë?

Para së gjithash, dëshiroj të falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre, është fantastike të jesh i mirëpritur në këtë mënyrë, përparësia ime është që të jap më të mirën time, të demonstroj profesionalizëm, të përpiqem ta përmirësoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur dhe që të formojmë një skuadër të fortë.

Mbyllni sytë dhe përpiquni të imagjinoni golin tuaj të parë me Juventusin në stadiumin “Allianz Arena”. Mundohuni të përshkruani atë që shihni.

(Bën sikur bie në gjumë dhe pastaj qesh) Nuk e di, i festoj në mënyrë të natyrshme. Për të qenë i sinqertë nuk mendoj për këtë gjë, pasi ka pak rëndësi. Do të ndihmojë skuadrën që të arrijmë objektivat, dhe do të jem i gatshëm për të dhënë kontributin tim.

Cilat janë synimet tuaja?

Objektivi im është që të ndihmoj skuadrën që të fitojë trofe. Kjo është ajo që kam menduar.

Keni ndonjë tip emocioni që ende nuk e keni provuar si futbollist, që do të donit ta provonit?

Nuk e di, ndoshta gjëra në këtë klub do të jenë të ndryshme, pasi janë njerëz të ndryshëm, por shumë miqësora. Janë si një familje, ky ka qenë impresioni im i parë.  E njëjta gjë vlen dhe për tifozët. Jam entuziast, dhe dua t’i bëj të lumtur.

Ju jeni një perfektionist dhe një atlet model. Si e lidhni me punë tuaj të përditshme dhe cila është dita juaj tipike?

Jam profesionist prej 15-16 vjetësh dhe metodat e mia janë gjithmonë të njëjta, dua të jem sa më profesionist që të jetë e mundur, siç thashë më parë, kam luajtur shumë vite te Manchesteri, kam luajtur për shumë vite te Real Madrid dhe tani fillon një aventurë e re. Dua të vazhdoj kështu, nuk dua të ndryshoj asgjë në mënyrën se si punoj, në etikën time, përpiqem të jem i vazhdueshëm për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat.

Siç keni thënë, keni luajtur në Portugali, Spanjë, Angli. Tani jeni në Itali. Çfarë mendoni për kampionatin italian?

E njoh Seria A, sepse e kam ndjekur në TV, por kurrë nuk kam luajtur më parë këtu. Shpresoj se mund të përshtatem shpejt, por nuk jam i shqetësuar, e marr si një sfidë, i dua sfidat, kam ardhur në klubin më të rëndësishëm. Jam i lumtur dhe mezi pres të fillojë sezonin e ri.

Së fundi, keni një mesazh për tifozët e Juventusit?

Shumë thjesht, faleminderit për gjithçka, unë do të jap më të mirën dhe jam i sigurt se do të fitojmë tituj së bashku, shumë faleminderit, deri në fund, Juventus!. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?