Inzaghi e konfirmon: Asllani do të jetë titullar ndaj Romës
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, duke folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Romës ka konfirmuar se Asllani do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.
“E dimë që humbja me Udinese erdhi për fajin tonë, luajtëm nën standardin tonë dhe e dimë se të bëjmë më shumë. Asllani do të jetë titullar nesër ndaj Romës, është zgjedhur nga unë dhe nga drejtuesit e klubit. Në mesfushë kam vështirësi me vetëm 4 lojtarë në dispozicion”, është shprehur Inzaghi.
20-vjeçari që u transferua këtë sezon nga Empoli, do të ketë përgjegjësinë për të organizuar lojën e Interit, teksa i duhet të zëvendësojë një lider si Marcelo Brozovic që është i dëmtuar.
KOHA JONË SONDAZH

