Inzaghi: Kam raport të shkëlqyer me lojtarët, ata e dinë se sa i respektoj
Interi po vijon përgatitjet për pjesën e dyt të sezonit, ku do të ketë impenjime të rëndësishmë në kampionat dhe Champions. Së fundmi në një intervistë për SportMediaset, Inzaghi theksoi se marrëdhënia e tij me lojtarët është perfekte,
“Raporti me lojtarët? Nuk e di nëse një marrëdhënie shumë e ngushtë me lojtarët mund të jetë pengesë, por di që në të gjitha rastet asnjëri prej futbollistëve nuk ka treguar mungesë respekti ndaj meje.
Për mua kjo është më e rëndësishmja, unë dhe stafi im kemi një raport të shkëlqyer me lojtarët, edhe ata e dinë mirë se shumë i respektoj”, u shpreh Inzaghi.
KOHA JONË SONDAZH

