Isa Halili rikujton detajin interesant: Ledio Pano është rekordmeni i penalltive

Analiza e përhershme mes dy ikonave të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ishte në qendër të diskutimeve në emisionin “Koha e Botërorit”. Gazetari Isa Halili ndau vlerësimet e tij për ndikimin e dy yjeve në këtë Kupë Bote, duke evidentuar statistika dhe karakteristika që i bëjnë ata unikë. Sipas Halilit, Messi vazhdon të dëshmojë cilësitë e tij të jashtëzakonshme, jo vetëm si lider, por edhe si lojtar vendimtar në fushën e lojës.

“Messi ka më shumë gola në katër vitet e fundit jashtë zonës së 16 metrave sesa brenda saj. Një tjetër fakt shumë interesant është se ai ka shënuar më shumë gola nga goditjet e dënimit sesa nga pika e bardhë e penalltisë”, u shpreh Halili.

Ai veçoi edhe një rekord të rrallë që lidhet me Ledio Panon, duke e cilësuar si një statistikë me vlera të veçanta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka një rekord që shumë shqiptarë nuk e dinë. Është diçka që mund të jetë për Librin Guinness. Pano nuk ka humbur asnjë penallti në jetën e tij sportive. Kjo i jep një rëndësi të veçantë edhe ekzekutimit të penalltive. Përtej asaj që tregon jashtë fushës së blertë, një lider duhet të jetë produktiv edhe në lojë dhe të bëjë diferencën në momentet vendimtare”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke komentuar paraqitjen e fundit të Ronaldos me Portugalinë, Halili u shpreh se dy golat e realizuar nga sulmuesi portugez ishin relativisht të thjeshtë për nivelin e tij.

“Në gjykimin tim, dy golat që shënoi Ronaldo ishin gola të lehtë për t’u realizuar, sidomos për një futbollist të kalibrit të tij. Portugalia do të ketë nevojë për më shumë nga Ronaldo kur të vijë momenti i përballjeve me ekipet e mëdha, nëse synon të fitojë Kupën e Botës”, deklaroi ai.

@kohajone3Isa Halili: Messi ka më shumë gola nga 16 metra se nga penalltitë, atje ku rekordmen është Ledio Pano!♬ original sound – kohajone3

Video e plotë e emisionit: https://youtu.be/WJdctKQKkRs

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?