Isco mendon largimin nga Reali, Guardiola gati ta rrëmbejë

As rikthimi i Zinedine Zidane në stolin e Realit të Madridit, nuk i ka shërbyer Iscos për të fituar vendin e tij në formacionin titullar me Realin. Mesfushori spanjoll me Lopeteguin dhe Solarin nuk pati mundësi të aktivizohej shpesh me skuadrën, duke qëndruar shumicën e kohës në stol, por me afrimin e Zidane arriti të rifitonte minutat që dëshironte.

 

Gjithsesi duket se e ardhmja e Iscos do të jetë larg madrilenëve dhe shkak për këtë është transferimi i Eden Hazard dhe me shumë gjasa edhe i Paul Pogbasë. Nisur nga kjo situatë, Manchester City kërkon të përfitojë nga kjo situatë, madje ka gati edhe një ofertë 80 milionë euro për klubin “merengues”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i Citizens, Pep Gurdiola, kërkon ta transferojë Iscon si pasues i David Silvas, i cili ka deklaruar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me kampionët në fuqi të Premier League-s. Mbetet për t’u parë nëse vetë Isco do të pranojë të largohet nga madrilenët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?