FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-sulmuesi italian mbledh ndihma për tërmetin e Shqipërisë

Tërmeti që ka goditur Shqipërinë pak ditë më parë, ka bashkuar shumë kombe në vendin tonë dhe ndihma për Shqipërinë është e pakushtëzuar. Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia e jo vetëm i janë bashkuar nismave të shumta për të mbledhur ndihma dhe për t’i sjellë në zonat e goditura nga tërmeti.

 

Ish-sulmuesi italian i Romës dhe Lecces, Paolo Baldieri ka vendosur që të grumbullojë ndihma për t’i nisur në drejtim të Shqipërisë dhe si falënderim për ata që kontribuojnë, ka hapur lokalin e tij dhe të gjithë do të qerasen me një kafe falas.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të enjten dhe të premten kemi organizuar një grumbullim rrobash dhe bazës së nevojshme për t’i dërguar në Shqipëri. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë, simbolikisht do t’i ofroj një kafe në shenjë falënderimi te lokali im”, ishte apeli i ish-sulmuesit Baldieri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?