Ish-talenti i Kastriotit në gjurmët e Hysaj, pjesë e Empolit
Serie A vazhdon të mbush klubet e saja me shqiptarë. I radhës është talenti nga Kosova, Kastriot Dermaku.
Ai ka nënshkruar sot kontratë me Empolin, pjesë e të cilëve është Elseid Hysaj i Kombëtares shqiptare.
Lajmin e konfirmon babai i Kastriotit, Luani. “Djali im ka nënshkruar për tri vjet me Empolin. Do të jetë në ekipin e parë. Ai ka pasur një lëndim dhe fazën përgatitore do të kryejë me Empolin. Nëse çdo gjë shkon mirë do të luajë në ekipin e parë, nëse jo do të huazohet në Serie B”.
Dermaku është mbrojtës i djathtë, i gjatë 1.95 cm. Deri më tani ka qenë pjesë e Modenan, Sassuolos dhe së fundi, Malfit, skuadra këto në Itali. Kastrioti është pjesë e moshave të Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

