Ish-ylli i Barcelonës akuzohet nga një grua për ngacmim seksual
Ish-kampioni i botës dhe Europës me Spanjën, David Villa është në telashe të mëdha,
Ai po hetohet nga ish-klubi i tij Nju Jorku për akuzat e një gruaje se ai ka e ngacmuar seksualisht gjatë 4 sezoneve që ish-sulmuesi i Valencias dhe Barcelonës luajti në SHBA.
Një grua me emrin në rrjetet sociale “Skyler B” denoncoi 38-vjeçarin në rrjetet sociale se e ka prekur në vendet intime.
Nga ana tjetër, klubi i Nju Jorkut ka nisur hetimet rreth akuzave në fjalë. Nëse ato do vërtetoheshin, spanjolli do e shihte veten në telashe të mëdha.
Kujtojmë që David Villa ka qenë një nga sulmuesit më të mirë spanjollë che jo vetëm në dekadën që shkoi.
KOHA JONË SONDAZH

