Ishte në super formë, Çekiçi mbyll para kohe vitin në Slloveni
Endri Çekiçi është dëmtuar në ndeshjen e fundit që Olimpija Ljubjana. Mesfushori me tipare sulmuesi i klubit slloven luajti rreth 20 minuta dhe më pas u zëvendësua, pasi pësoi një dëmtim.
Çekiçi nuk do të luajë në ndeshjen e fundit me Domzale, duke mbyllur vitin jashtë fushës së blertë. Ende nuk jepen detaje mbi dëmtimin që ai ka pësuar, por me shumë mundësi do të zbresë sërish në fushë në pjesën e dytë të sezonit.
Çekiçi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Olimpija Ljubjana, teksa vijon edhe sivjet të shënojë rregullisht. Mesfushori 23-vjeçar ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës, po aq sa shoku i tij i skuadrës, Menalo.
KOHA JONË SONDAZH

