FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ismajli në formacionin më të mirë të javës në Kroaci

Ardjan Ismajli po kalon një moment të shkëlqyer në Kroaci pasi përveç se realizoi golin e parë që i hapi rrugën suksesit 2-1 të Hajdukut të Splitit ndaj Lokomotivës së Zagrebit, Ismajli është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës nga një prej mediave më të mëdha kroate.

Ismajli është rreshtuar në qendër të mbrojtjes në 11-shen më të mirë, teksa nuk është vlerësuar vetëm për golin por për të statistikat impresionuese që ka regjistruar në sfidën ndaj Lokomotivës.

“Përveçse shënoi një gol, ai pati edhe përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta, 85 nga 90 në total. Ai fitoi 9 nga 11 duele, realizoi një driblim, 4 ndërhyrje të suksesshme në 5 ndërhyrje për rikuperimin e topit, 10 krose. Hera e tretë që përfshihet në formacionin më të mirë të javës”, shkruan Telesport.hr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?