Ja kur do të hidhet shorti i çerekfinaleve të Champions League

Mungojnë vetëm dy skuadrat e fundit për të kompletuar skuadra çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, teksa emrat e tyre do t’i mësojmë sonte në mbrëmje. Barcelona pret Lyon-in, ndërkohë që Bayern sfidon Liverpoolin në super duelin e mbrëmjes.

Të premten do të hidhet shorti i Champions League në orën 12:00. Juventus konsiderohet mes 5 favoritëve për të triumfuar pas përmbysjes ndaj Atletivos. Rivali më i keq i mundshëm do të ishte City i Guardiolës, për talentin që ka në skuadër, por jo shumë për eksperiencën europiane. Manchester United duket i kalueshëm, pasi dy ndeshjet e grupeve treguan se bardhezinjtë me pak kujdes, mund ta kalojnë. Tottenham është rikthyer në formën e sezonit të kaluar, Ajax me talentet që përmbysi Realin mund të tentojë një tjetër mrekulli, ndërkohë që Porto tregoi se në Champions është një ekip ekspert.

Shorti që do të hidhet të premten do të jetë lirë, ndërkohë që do të përcaktohen edhe përballjet në çerekfinale si dhe edhe se nga cila gjysmëfinale del ekipi pritës. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

EKIPET E KUALIFIKUARA

Swiss Digital Mobile Reklama

Tottenham

Ajax

Manchester United

Porto

Manchester City

Juventus

Bayern Munich ose Liverpool

Barcelona ose Lyon

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?