Ja si pritet të ndryshojë formacioni i Interit me ardhjen e Contes
Antonio Conte është zyrtarizuar sot në krye të Interit për sezonin e ardhshëm, duke zënë vendin e Lucciano Spalletit. Ish-trajneri i Italisë ka ide të qarta për formacionin më të cilin do të luajë në sezonin e ri. Skema si gjithmonë do të jetë e njëjtë 3-5-2, ku largimi i madh pritet që të jetë Mauro Icardi.
Në portë si gjithmonë do të jetë Samir Handanovic. Në mbrojtje ka risi, teksa Godin do të jetë në qendër i mbështetur nga Skriniar dhe De Vrij. Nuk pritet të mungojnë surprizat as në mesfushë, ku Barella pritet që të jetë goditja e madhe. Gagliardini dhe Brozovic do të formojnë dyshen e qendrës, ndërkohë që Nainggolan pritet që të mbështesë fazën sulmuese.
Lautaro Martinez pritet të luajë në një rol të ri, si sulmues krahu, ndërkohë që në krahun tjetër do të jetë Perisic, që pritet të ndihmojë Lukakun, objektivi kryesor në merkato. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

