Jackson Martinez i thotë “Po” Milanit
Jackson Martinez i thotë “Po”, Milanit. Është pikërisht sulmuesi kolumbian i Portos goditja e parë e madhe e kuqezinjëve në këtë merkato vere, ku 7 herë kampionët e Europës me shumë gjasa do të marrin një rol protagonisti për të përforcuar sa më shumë skuadrën aktuale. Kalimin e 28-vjecarit të Los Cafeteros te Milani e ka konfirmuar për mediat presidenti i Portos, Pino Da Costa. Numri 1 i dragonjëve në praninë e kamerave të shumta u shpreh se Jackson Martinez ka zgjedhur skuadrën e presidentit Silvio Berlusconi për të vijuar karrierën.
Menjëherë pas deklaratave të Pino Da Costas, lajmi për transferimin e sulmuesit kolumbian te kuqezinjtë u konfirmua edhe nga kanali tematik Milan Chanell. Ky operacion do t’i kushtojë Milanit plot 35 milionë Euro, me klubin italian që do t’i paguajë Portos klauzolën e largimit të lojtarit pasi portugezët nuk preferuan të hynin në bisedime me kuqezinjtë për shitjen e Maritinezit dhe Milani nuk kishte zgjidhje tjetër vecse të nxirrte nga arka këtë shifër.
KOHA JONË SONDAZH

