FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Jashtëtokësori” Ronaldo shkatërron Juven, Reali hipotekon gjysmëfinalen (VIDEO)

Reali i Madridit ka hipotekuar kalimin për në gjysmëfinalen e Champions League që në ndeshjen e parë në “Allianz Arena”. Madrilenët kanë fituar thellë 3-0, duke përsëritur superioritetin e finales së disa muajve më parë në Madrid.

Ndeshja nisi në malore për bardhezinjtë që u gjendën në disavantazh që në minutën e 3-të. Ronaldo mori një pasim të bukur nga Isko, duke e dërguar topin në rrjetë. Më pas frenat e lojës i marrin bardhezinjtë që kanë mundësi të shumta për shënim, por Navas bën një mrekulli në një goditje të Higuain. Reali është shumë cinik, teksa gjen shtyllën me një goditje jashtë zone të Toni Kros.

Pjesa e dytë ndërkohë nis mirë për Juven, por më pas merr një tjetër rrjedhë, pasi Ronaldo shënoi një gol spektakolar me roveshat në minutën e 64-t, i cili është padyshim goli i vitit për të. Pa kaluar disa sekonda Dibala merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Më tej Reali shënon dhe golin e tretë me Marselon, ndërkohë që sfida e kthimit duket se do të jetë vetëm për statistika.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?