FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Java e fundit e Superiores, Tirana kërkon të shmangë turpin ndaj Flamurtarit

Kategoria Superiore do të ul tiparin për sezonin 2018-19, rezultatet e së cilës do të zbulojnë dhe skuadrën e fundit që do të zbresë në Kategorinë e Parë. Sa i përket zonës europiane, moslicencimi i Flamurtarit për Kupat e Europës si dhe fakti që Skënderbeu është i përjashtuar për 10 vite e pret vetëm përgjigjen e KAS-it, nuk lë vend për garë.

Vëmendja kryesore është fokusuar në dy sfida: Në Tirana- Flamurtari, që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” dhe në Kukësi-Kastrioti, që luhet në Kamzë. Bardhebluve, që kanë dy pikë më shumë se krutanët u mjafton edhe barazimi për të siguruar mbijetesën, pasi kanë edhe epërsinë në sfidat direkte me rivalët.

Flamurtari nuk ka më objektiva për të arritur, pasi nuk mund të parakalohet nga Laçi, ua bën edhe më të lehtë detyrën bardhebluve, të cilët nuk mund t’ia lejojnë vetes dështimin në para publikut bardheblu. Kastrioti, ndërkohë, do t’i luajë të gjitha kartat ndaj Kukësit (po mendon më shumë për finalen e Kupës), pavarësisht se asgjë nuk është më në dorën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Gjirokastër, Luftëtari-Partizani merr më shumë nuancat e një feste. Në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta, tashmë e sigurt në Europë, pret Laçin, që pasi dështoi të fitonte me Tiranën tashmë pret “dhuratën” nga kundërshtarët, për të luajtur në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?