FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jenson Button, i vidhet unaza bashkëshortore dhe stoli 300 mijë paund

Dy hajdutë kanë arritur të hyjnë në vilën e pilotit britanik të McLaren, Jenson Button në St. Tropez dhe të vjedhin stoli në vlerë prej 300 mijë paund, përfshirë edhe unazën e martesës së bashkëshortes në vlerë prej 250 mijë paund.

Mendohet se hajdutët kanë përdorur gaz të cilët e kanë lëshuar në ambientet e vilës përmes kondicionerit, që ka shkaktuar humbjen e vetëdijes për pilotin, bashkëshorten e tij, Jessica Michibata dhe tre miq të tjerë që kanë qenë në vilë.

Button ka kuptuar që ka qenë viktimë e një vjedhjeje vetëm mëngjesin e ditës së ardhshme, pasi kur është zgjuar ka parë shtëpinë e tij që është bastisur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jenson, Jessica dhe miqtë e tyre ishin me pushime dhe po qëndronin në vilën në St. Tropez kur të hënën dy burra kanë hyrë me dhunë derisa të gjithë ishin në gjumë. Ata kanë vjedhur stoli të çmuara, përfshirë edhe unazën e martesës së Jessicas”, thuhet në njoftimin e njërit prej zëdhënësit të pilotit britanik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia lokale është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka ftuar për intervistë edhe pilotin, bashkëshorten e tij dhe miqtë që gjendeshin në vilë në momentin e vjedhjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?