Jo vetëm Maignan, Milani i gëzohet të tjera rikthimeve ndaj Atalantës
Ndeshja e të dielës e Milanit kundër Atalantës do të jetë e rëndësishme për sezonin e të dyja skuadrave. Pas 163 ditësh portieri francez Mike Maignan është shumë pranë rikthimit.
Francezi u stërvit përsëri me ekipin duke luajtur dhe një ndeshje në seancën stërvitore. Me atë çka u pa në stërvitje stafi mjekësor dhe trajneri Pioli janë tepër pozitivë për rikthimin e portierit në ndeshjen e së dielës.
Jo vetëm Maignan, por edhe Calabria së bashku me Bennacer e kanë kaluar dëmtimin. Edhe këta dy të fundit janë stërvitur me ekipin por mbeten në pikëpyetje në ndeshjen kundër Atalantës.
Mbrojtësi i djathtë dhe mesfushori algjerian janë të sigurt që do jenë në dispozicion të Piolit për ndeshjen në Londër kundër Tottenham.
KOHA JONË SONDAZH

